Njoftim Zyrtar – Ndërprerja e Shërbimit Smart Home nga iWinds Inc.
I nderuar banor i komuniteteve Premium,
iWinds Inc. ju njofton se, pas një vlerësimi të plotë teknik dhe operativ, kompania ka marrë vendimin që më datë 1 shtator 2026 të ndërpresë përfundimisht shërbimin Smart Home / Managed Smart Home në të gjitha objektet ku ky shërbim është ofruar.
Ky shërbim ka qenë pjesë ekskluzive e projekteve Premium:
- Prishtina Premium Residence
- Peja Premium Residence
- Prizreni Premium Residence
- White Village, Pejë
Arsyet e vendimit
Gjatë viteve të operimit, iWinds Inc. ka investuar në mënyrë të vazhdueshme në:
- zhvillimin e një platforme Smart Home të integruar dhe të fjalës së fundit,
- pajisje moderne me microçipa të dizajnuar për efikasitet dhe stabilitet,
- infrastrukturë cloud të bazuar në UNIX për siguri dhe disponueshmëri,
- konfigurim të routerëve dhe pajisjeve që mundësonin përdorim të thjeshtë me një klikim,
- manuale të shtypura, manuale online dhe video-tutoriale për përdoruesit.
Megjithatë, pavarësisht këtyre investimeve, është vërejtur se pjesa më e madhe e përdoruesve finalë nuk e shfrytëzojnë sistemin në kapacitetin e tij të plotë, kryesisht për shkak të mungesës së njohurive teknike dhe vështirësisë në adoptimin e teknologjive të integruara. Kjo ka sjellë ngarkesë të vazhdueshme në suport dhe ka pamundësuar ofrimin e shërbimit në standardin e cilësisë që iWinds Inc. garanton.
Për këtë arsye, kompania ka vendosur të ndërpresë shërbimin në mënyrë të kontrolluar dhe të rregullt.
Çfarë ndodh pas datës 1 shtator 2026?
- Shërbimi Smart Home do të ndërpritet plotësisht.
- Suporti teknik do të jetë aktiv deri më 1 shtator 2026, për çdo pyetje ose asistencë të mundshme.
- Sistemet e instaluara do të vazhdojnë të funksionojnë normalisht, pa asnjë ndërprerje në operim.
- Pas kësaj date, nuk do të ofrohen më përditësime, konfigurime të reja, integrime shtesë apo asistencë teknike.
Kontakti i Suportit deri më 1 shtator 2026
WhatsApp vetëm: +38349766800
Ky kanal do të jetë i dedikuar për të gjitha kërkesat e banorëve deri në datën e ndërprerjes së shërbimit.
Mirënjohje
iWinds Inc. falënderon të gjithë banorët Premium për besimin dhe bashkëpunimin gjatë gjithë periudhës së ofrimit të këtij shërbimi. Ne mbetemi të përkushtuar në zhvillimin e zgjidhjeve të tjera teknologjike dhe cloud, duke vazhduar misionin tonë për inovacion, efikasitet dhe cilësi të lartë.