Manuali i Përdorimit – Prishtina Premium Residence

Mirëse vini!

Me këtë mesazh dëshirojmë të shprehim mirëseardhjen tonë në apartamentin tuaj të sapo blerë. Shpresojmë që ky vend të jetë një oaz i qetë dhe i këndshëm për ju. Nëse keni ndonjë pyetje apo kërkesë, mos ngurroni të na kontaktoni. Shpresojmë që këtu do të kaloni kohë të shkëlqyer.

Një smart home është një shtëpi e pajisur me teknologji të avancuar për të lehtësuar dhe automatizuar funksionet e saj.

Këto sisteme inteligjente përdorin pajisje dhe sensorë të lidhur në një rrjet të integruar, që mund të kontrollohen dhe monitorohen përmes pajisjeve mobile ose platformave të dedikuara.

Nga termostati dhe ndriçimi deri te siguria dhe kujdesi për energjinë, një smart home përmirëson efikasitetin dhe komoditetin e jetës së përditshme. Përdorimi i teknologjive si inteligjenca artificiale dhe interneti i gjërave ndihmon në krijimin e një ambienti të personalizuar dhe të përshtatshëm për nevojat individuale të banorëve.

Ne kemi implementuar sistemin Smart Home duke ju mundesuar nje komodited dhe hapat e pare te perdorimit i gjeni ne kete manual.

Hapat e parë

Në momentin e dorëzimit të apartamantit tuaj, ju do të pranoni edhe Ruterin Smart (Ruteri WiFi 2.4 GHz) i cili mundeson qe pajisjet smart te nderlidhen dhe komunikojne mes vete, për aktivizimin e tij ju lutemi ndiqni hapat e ilustruar si me poshtë;

INFORMATË

Sistemi juaj Smart i nevojitet qasje në internet për të ndërvepruar, varësisht nga preferencat tuaja ju zgjidheni operatorin kabllor i cili ju ofron qasje në internet duke ju ofruar pajisjet e nevojshme, kur ju keni një qasje aktive të internetit mund të aktivizoni shërbimin Smart të apartamentit tuaj i cili është shpjeguar në detaje në ketë manual përdorimi. Qasja në shërbimin e internetit është detyre e klientit dhe nuk ofrohet nga ana jonë.

SHËNIM:

Video Interkomi i cili është i instaluar në apartamentin tuaj funksionon në mënyrë të pavarur.

wlan-inst

Pas përfundimit të hapave sic u ceken me lartë sistemi është aktivizuar dhe to të filloj të transmetoj WiFi sinjal me emer SMARTXX_xxx, ju lutemi mos tentoni ke kyçeni me pajisjet tuaja si telefon, tablet ose laptop, pajisja është e mbyllur dhe vetem per sherbimin e sistemit Smart nuk është ruter per perdorim te internetit, është i programuar vetem per nevojat e sistemit Smart ju lutemi mos tentoni te kyçeni ne te mund te çprogramoj komplet sistemin tuaj Smart.

Pastaj mund të vazhdoni me hapat ne vijim.

Platforma Android ose iOS
Përcaktimi

Në bazë të pajisje që ju posedoni duhet te ndiqni hapat ne vijim, platforma Android ku bejne pjese telefonat smart si Samsung, Google etj, dhe Platforma iOS ku bejne pjese iPhone dhe iPad.

Varësisht nga telefoni celular qe ju posedoni mjafton qe te logon e Platformes qe deshironi të instaloni Aplikacionin.

Pastaj ne ekranin e telefonit tuaj shfqet si me poshtë:

Për iOS
ios-smarthome
Për Android
android-smarthome

Vazhdoni me Instalo dhe per pak sekonda do te shfqet ne listen e aplikacioneve tjera.

Nese per ndonje arsye nuk mund te skanoni QR kodin ju mund te kerkoni ne AppStore ose Play Store aplikacionin “Smart Life – Smart Living”.

Hapeni programin e instaluar, pastaj ju paraqitet si me poshtë;

Screenshot-2024-11-20-223632-qxcrei9fmfj6q1xn1b5cca0iep34pkiztxco3zpm28

Vazhdoni me Agree (Jane rregullat e aplikacionit rreth sigurise dhe privatesise)., pastaj ju paraqitet si ne vijim:

SMART 2025-07-06 163543

Vazhdo me Log In dhe ju shfaqet pamja si ne figuren e dytë, Zgjidheni shtetin ne kete rast Albania, ne fushen “Please enter your account” dhe “Password” i vendosini kredencialet te cilat ju jane dorezuar ndaras me nje dokument te veçantë bashkë me këtë manual, beje tick;

Screenshot-2024-11-21-182656

Pastaj vazhdo me Log In dhe do te jeni i kyçur ne platformen Smart të apartamentit tuaj dhe ju shfaqet aplikacioni si me poshtë;

Screenshot-2024-11-21-183052-1536x1491

Me kete hap ju jeni i kyçur në Smart Home dhe mund te kontrolloni pajisjet e lidhura ne sistem.

Kur jeni ne aplikacion pastaj jane mundesite qe te shikohen pajisjet smart te oragnizuara sipas zones ku ato gjenden, ne dhomen e ndenjës, dhomen e fjetjes etj.

Aplikacioni Smart Life ka opcione të panumërta rreht organizimit të pajisjeve smart, dhe skenarë të ndryshem programim me orare te caktuara, programim me kohe etj.

Amazon Alexa, Google Assistant, SmartThings dhe IFTTT
smart-env2025-07-06 164305

Sistemi Smart Life mund të nderlidhet me Amazon Alexa, Google Assistant, SmartThings dhe IFTTT, sejcila është platformë me vehte por interoperimi me Smart Life është i shkelqyer, aparaturat e kontrollit me ze sic u ceken me larte nuk ofrohen me sistemin tone SmartLife ato vendosni ju nese doni ti nderlidhni per ti kontrolluar pajisjet tuaja me ze.

Gjithashu pajisjet siç u ceken me larte jane subjekt i disponueshmerise per shtetin tone, dhe mundesite e gjuhes shqipe ne pajisje nga Google dhe Amazon perkatesisht Assistant dhe Alexa. Nëse posedoni ndonjëren nga pajisjet sikurse Amazon Echo ju lutemi referojuni manualit te perdorimit te pajisjes se caktuar per ta nderlidhur me Smart Life kredencialet te cilat ju jane dorezuar.

Llogaria juaj në Smart Life

Ne kemi hapur dhe aktivizuar llogarin tuaj ne Smart Life, nje e-mail adrese nga sistemi ynë është gjeneruar per nevoja te aplikacionit, të dhënat ruhen në serveret tanë te sigurtë nën monitorim 24/7.

Kredencialet e Smart Life

Ju janë dorëzuar me këtë manual kredencialet email/username dhe password/fjalëkalimi kerkojmë nga ju që të ruhen ne menyre sekrete dhe mos te ndahen me persona tjere jashtë familjes suaj të ngushtë, në rast që harroni ose dyshoni që dikush i ka marrur pa autorizim ju lutemi që të kërkoni rivendosjen e tyre nga ndihma tekine sipas udhezimeve ne këtë manual.

Çka kontrollon Smart Life

Smart Life kontrollon pajsijet e instaluara ne apartamantin tuaj nga ana jonë dhe ato janë;

Ndriçimin – Dritat ne banesen tuaj perkatesisht ne dhomene e ndenjes dhe hapsira tjera te perbashketa. Nuk perfshihen dhomat e fjetjes dhe banjot. Dritat mund të grupohen dhe kontrollohen sebashku duke u bazuar ne kohe dhe orare te paracaktuara.

Ngrohjen Qendrore – Çdo dhome ka te instaluar nje termostat smart i cili rregullon temperaturen e caktuar nga ju ne menyre te pavarur nga kaldaja kryesore.

Rroletat – Te gjitha rroletat janë me kontroller smart perkatesisht çdo dritare ka kontrollerin e vet dhe mund te gupohen sipas deshires qe te hapen ose mbyllen sipas kohes dhe orarit te paracaktuar nga ju.

Bojleri – Bojleri duke qene qe zakonisht ne menyre specifike është vetem nje në çdo apartament mund te kontrollohet pra te operohet me te, te ndizet ose fiket dhe sigurisht te programohet me orare te caktuara sipas nevojes suaj.

Informacion te dobishme

Sistemi juaj smart mund të inkorporohet/nderlidhet edhe me platformat e kontrollit me zë dhe ato te njohura siç janë Smart Things, Google Home, Amazon Alexa dhe IFTTT pra standarde në industrinë Home Automation dhe Smart.

Për ti nderlidhur ne platforma tjera sipas deshires suaj ju lutemi referojuni manulit te sistemeve/aparaturave perkatese.

Ne aplikacioni Smart Life mund te aktivizohen edhe pajisje tjera te cilat nuk janë standard në apartamentin tuaj sikurse Klimatizimi, Frigorifere, Enerarese, Rrobalarese etj. Aparatura duhet te jene me mundesi smart ne menyre qe te nderlidhen/aktivizohet ne palikacionin SmartLife.

Pyetje dhe Pergjigjie

-A duhet qasje ne internet që të funksionoj sistemi smart?

Sigurisht qe ju duhet internet që sistemi smart te nderlidhet dhe te funksionoj qe te qene e mundur kontrollimi nga telefoni ose tableti juaj.

-Në rast mungese të internetit si p.sh. nderprerje problem teknik ose ngashem si mund ti kontrolloj pajisjet smart?

Sejcila pajisje smart e instaluar ne apartamentin tuaj ka edhe mundesine e kontrollit manualisht cka do te thot që funksionojne sikur pajisjet tradicionale.

-Çka sherben ruteri smart i cili me është dorezuar me kete manual perdorimi?

Siç e kemi cekur me larte ne fillim te ketij manuali ruteri smart i nderlidh te gjitha pajisjet per te ndervepruar dhe ju mundesoj atyne te jene te aksesueshme ne telefonin ose tabletin tuaj.

-Deri në sa pajisje mund ta instaloj aplikacionin Smart Life?

Ju nuk jeni te kufizuar në vetëm një telefon apo tablet, sejcili anatar i familjes mund ta kete aplikacionin e instaluar, gjithashtu mund te kene edhe te platformave te ndryshme disa iOS dhe disa Android sistemi mund te kontrollohet nga te gjitha.

Nëse Ruteri Smart është instaluar me hapat e shkuter te ilustruar sic jane cekur ne kete manual mund te jene dsa hapa qe duhet ti ndiqni;

-Kam internet por pajisjet e mija ne Smart Life figurojne Offline çfar duhet te bej?

1. Fikni ruterin dhe modemin e internetit per pak minuta dhe rindizni prap

2. Shikojini kabllon nga porti WAN i ruterit ne portin LAN të modemit a është e kyçur ne rregull

Nëse edhe pas ketyre hapave sistemi është prap Offline ju lutemi kontaktoni ndihmen teknike sipas udhezimeve ne kete manual.

-Ruteri është demtuar, demtuar nga rryme ose thjeshte nuk ndizet?

Nëse Ruteri per shkak te rrymes ose demtimeve fizike nuk funksionon duhet te zevendesohet ne rast te tille ju lutemi kontaktoni ndihmen teknike sipas udhezimeve ne kete manual.

-Kam humbur dokumentin me kredenciale si rrjedhoje edhe shifren sekrete te ndihmes teknike si mund te identifikohem?

Nese keni humbur dokumentin me kredencialet tuaja dhe nuk mbani mend shifren sekrete te ndihmes teknike ju mudn te identifikoheni me numrin serik te smart ruterit i cili është i shenuar ne nje etikete e cila gjenet ne pjesen e poshtme te smart ruterit.

Ndihma Teknike

Ne ju ofrojme ndihmë teknike sipas kushteve të përgjithsme te cekura në fund të ketij manuali, ne inkurajojme që sipas udhëzimeve të pranuara në zarfin me kredenciale të regjistroheni me ndihmen teknike duke u identifikuar me shifren sekrete.

Ne momentin e regjistrimit ne ju identifikojme dhe na mundeson nje ndihme teknike me te shpejte dhe efikase. Per detaje dhe informacioni me te hollesishme rreht perdorimit të sistemit smart home ju lutemi te konsultoheni me faqen tone te internetit dhe burime tjera te besusheme ne internet, ka aq shume informacione aq sa nuk mund te perfshihen ne kete manual.

Ju kujtojme qe rreth programimit/oragznizimit te skenareve te ndyshme p.sh. te ndizen te gjitha dritat ose te hapen te gjitha rroletat nje heresh ose me orare te caktuara nuk bejne pjese ne ndihmen teknike, ato mbeten ne doren tuaj ti rregulloni siç ju deshironi.

Ndihma teknike është vetëm nëse sistemi nuk është responsiv/nuk funksionon per shkaqe te ndryshme atehere mund te na kontaktoni dhe jemi te gatshem t’ju ndihmojme.

Detajet e Kontaktit:

Web: www.banesaime.net

Facebook: fb.com/banesaime.mysmart

SMS/WhatsApp: +383 49 766 800

Orari i kontaktit/disponueshmerise se ndihmes teknike çdo ditë pune duke filluar nga ora 9:00 deri në ora 17:00. -Gjithnje sa here qe kontaktoni ndihmen teknike ju lutemi te keni shifren e ndihmes teknike.

Kujdesë

Ju lutemi që pajisjet e instaluara smart duke perfshire ruterin smart mos te tentohet asnje riparim, riprogramim ose ngjashem kjo mund te shkaktoj mosfunksionim te rregullt te tyre dhe si pasoje duhet riprogramim komplet i sistemit. Thjeshte nese nuk tentohet nderhyrje ne sistem ai do te funksionoj pa asnje problem.

Informacion për Sigurinë (Smart Ruteri)

• Mbajini pajisjen larg ujit, zjarrit, lagështisë ose mjedisve të ngrohtë.

• Mos tentoni të hapëni, riparoheni, ose modifikoheni pajisjen.

• Mos përdorni karikues të tjerë përveç atyre të rekomanduar.

• Adapteri duhet të instalohet pranë pajisjes dhe duhet të jetë lehtësisht i qasshëm.

• Përdorni vetëm burime energjie të cilat ofrohen nga prodhuesi dhe në paketimin origjinal të këtij produkti.

Nëse keni ndonjë pyetje, mos ngurroni të na kontaktoni. Ju lutemi lexoni dhe ndiqni informacionin për sigurinë e kur përdorni pajisjen. Ne nuk mund të garantojmë që nuk do të ndodhin aksidente ose dëme si rezultat i përdorimit të gabuar të pajisjes. Ju lutemi përdorni këtë produkt me kujdes dhe veproni në sipas udhëzimeve.

Ruteri Smart ka garanci te limituar që i nenshtrohet kushteve te pergjithashme ne afat kohore prej 1 (një) viti nga data e pranimit nga ana e klientit.

Shërbimi MySmart ofrohet me mbeshtjetje duke ju referuar kushteve nen ndikimin e tij dhe paleve te treta ne afat kohor prej 5 (pesë) vite nga data e pranimit nga ana e klientit.

Përkrahja teknike ofrohet në rrugë të shumta komunikimi për informacione shtesë ju lutemi i referoheni faqës sonë në internet dhe nidihmes teknike / artikujve të cekur specifikisht për nevojat tuaja.

Për t’ju sherbyer me efikasitet ju lutemi kufizohuni te kontaktoni vetem ne rastet specifiki kur nuk gjeni informacion ne kete manual ose ne faqen tone ne internet, mbingarkimi me pyetje te thjeshta i sherbimit teknik ndikon ne vonesen e pergjigjies adekuate nga ana jone.